Ballina Lajme Ky do të jetë programi festiv për 11 vjetorin e pavarësisë

Ky do të jetë programi festiv për 11 vjetorin e pavarësisë

0
SHPERNDAJ

Me rastin e shënimit të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, janë organizuar programe të shumta festive. Këto programe dedikuar festës së pavarësisë do të fillojnë nga 16 shkurti, shkruan Gazeta Blic.

Në orën 09:30 do të bëhet vendosja e deklaratës së Pavarësisë në sheshin “Nënë Tereza”, duke vazhduar më pas me ekspozitën e punimeve artistike në ora 10:00 po ashtu në sheshin “Nënë Tereza”.

Në ora 10:30 pritet të hapet edhe panairi i produkteve vendore në sheshin “Adem Jashari”, ndërkaq në ora 17:00 në Muzeun Kombëtar të Kosovës, do të jetë ekspozita: Qytetet Shqiptare në fotografi të vjetra 1863-1916.

Ndërsa më 17 shkurt, ditën e diele, festimet do të fillojnë nga ora 10-11 me një program dedikuar fëmijëve.

Për të vazhduar kështu edhe me disa programe tjera deri në orën 20:00 ku do të mbahet edhe një koncert festiv, ku do të performojnë këngëtarë të estradës kosovare.

Ky koncert do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Loading...