Ballina Lajme Kuvendi nuk pajtohet me emrat e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Kuvendi nuk pajtohet me emrat e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

0
SHPERNDAJ

Kuvendi i Kosovës nuk i ka ratifikuar emrat për anëtarë të Këshillit Shtetëror për Cilësi pasi që kishte mungesë kuorumi.

Para se të hidhej në votim ratifikimi i këtyre emrave, ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi ka arsyetuar vendimin e tij duke thënë se pas përfundimit të afatit të publikimit dhe shpalljes publike për thirrje të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, gjithsej kanë aplikuar 35 kandidatë dhe Komisioni i cili ishte formuar mbi bazën e këtij Udhëzimi Administrativ kishte hartuar listën e ngushtë prej 16 anëtarëve.

Ai tha se lista e ngushtë është hartuar mbi kushtet të cilat janë përcaktuar në udhëzimin administrativ, duke pasur parasysh katër fushat profesionale të ndara sipas udhëzimit administrativ. Bytyqi tha se në listën e ngushtë janë emëruar 6 anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, duke u bazuar në dy kriteret kryesore të Udhëzimit Administrativ, transmeton KP.

Bytyqi për anëtarë të KShC kishte propozuar: Prof. Ass.Dr. Vjollca Krasniqi, Prof. Ass. Dr, Arta Jakupi, Dr.Sc. Spec. Rozafa Koliqi-Lila, Prof. Dr. Magdalena Ziolo, Prof.Dr. Gazmend Luboteni, Prof.Dr. Herbert K. Amato, Prof. Dr. Xhavit Rexha, Prof.Msc. Jeffery Butel, Prof. Ass. Dr. Dukagjin Zeka.

LDK nuk ka marrë pjesë në votim, pasi që deputetët nuk votuan për emrat e propozuar për komision hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Loading...