Ballina M'THE T'THASH Kush qëndron prapa jetës luksoze të Morena Tarakut

Kush qëndron prapa jetës luksoze të Morena Tarakut

0
SHPERNDAJ
E bukur dhe me shumë stil, gjithmonë në hap me brendet më të njohura botërore.

Shumica e këngëtareve fitojnë shumë nga profesioni i tyre, mirëpo asnjëra nga to, nuk ka arritur që të spikas në çdo paraqitje si Morena Taraku. Ajo është Miss Kosova e vitit 2010, dhe prej atëherë së paku duket të jetë një nga femrat më të pasura të showbizz’it shqiptar. Ndërkohë që dihet se një nga bizneset e saj ishte një butik i cili tashmë është i mbyllur,  sepse rrobat e saj shiteshin shtrenjtë për xhepin e një kosovari të zakonshëm. Nga po i pikin të gjitha këto pare. Parat e kujt janë mbrapa këtij standardi të Tarakut?

Të nisim nga këndimi dhe videoklipet e saj. Që prej vitit 2014 ajo solli 5 projekte, ku ndër të parat ishin kënga “Off” dhe “My Love’’ të cilat arritën rreth 500 mijë klikime në YouTube, transmeton gazetablic.“Lule” dhe “Amore’’ me 3.8 milionë klikime gjithsej, dhe si ‘më e sukseshmja’ ishte bashkëpunimi me rep artistin Stresi në këngën ‘Ki me bo ‘ me gjithsej 7.5 milionë klikime, dhe “Inat’, me 3.3 milionë klikime.

Në opinion janë shpërndarë thashetheme të llojllojshme në lidhje me pasurimin e shpejtë të saj.

Jeta e saj luksoze shikohet që nga makina e saj luksoze ‘Porche Panamera’ që kap vlerën e rreth 65 mijë eurove, e deri tek garderoba e saj që përfshin markat si ‘’Louis Vuitton’, ‘Fendi’, ‘Chanell’, ‘Roberto Cavalli’, ‘Gucci’, ‘Prada’ prej të cilave vetëm një çantë dore arrin çmimin deri në 4 mijë euro. Përpos këtyre, nuk i mungojnë, as pushimet ekstravangante, në vendet më ekzotike të botës.

Vallë kush është burimi i gjithë kësaj pasurie? Vetëm muzika? Apo butiku i saj i rrobave që është mbyllur tashmë?

 

Loading...