Ballina Lajme Kroacia në finalen e madhe (Video)

Kroacia në finalen e madhe (Video)

0
SHPERNDAJ

Kroacia ka kaluar në finale pasi ka mposhtur Anglinë me rezultat 2-1 pas lojës shtesë.

Koha e rregullt përfundoi 1-1. Anglezët kaluan të parët në epërsi, kur një ndërhyrje të shkaktuar nga Modric e ktheu në gol Kieran Trippier në minutën e pestë.

Pas këtij goli, anglezët u kthyen në mbrojtje dhe lejuan kroatët të zhvillojnë lojën e tyre, shkruan indeksonline.

Goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 68-të kur Ivan Perisic shfrytëzoi shumë mirë një krosim të Sime Vrsaljko.

Golin e fitorës e shënoi Mario Mandzukic në minutën e 109-të të ndeshjes.

Në finale Kroacia do të luaj kundër Francës ndërsa Anglia do të luaj të shtunën kundër Belgjikës për vendin e tretë. /IndeksOnline/

Loading...