Ballina M'THE T'THASH ‘Krimineli i bukur’ thotë se nuk është tradhtia shkaku i ndarjes me...

‘Krimineli i bukur’ thotë se nuk është tradhtia shkaku i ndarjes me gruan (Foto)

0
SHPERNDAJ

Pas martesës tetëvjeçare me gruan e tij, Melissa, Jeremy Meeks i ka bërë kërkesë për shkurorëzim.

Duke qenë se në fillim të këtij muaji u fotografua duke u puthur me Chloe Green, vajzën e biznesmenit të Top-Shopit, Sir Philip Green, mediat kanë raportuar se tradhtia ishte shkaku i ndarjes.

Mirëpo, në dokumentet për shkurorëzim, ‘krimineli më i bukur në botë’ si arsye i ka përmendur “dallimet e papajtueshme”.

 33-vjeçari ka bërë kërkesë për shkurorëzim vetëm një ditë pasi gruaja e tij u tha mediave se planifikon të ndahet.

Meeks është baba i tre fëmijëve, ashtu që ka kërkuar kujdestari të përbashkët.

Kujtojmë se ai ishte dënuar me dy vite burg në vitin 2014, për armëmbajtje pa leje, por mori famë me pamjen e tij, ndërsa menjëherë sapo u lirua nga burgu siguroi shpejt edhe një kontratë si model.

Loading...