Ballina Keshilla Konsumi i pemëve dhe perimeve, përmirëson anën fizike dhe emocionale të njeriut

Konsumi i pemëve dhe perimeve, përmirëson anën fizike dhe emocionale të njeriut

0
SHPERNDAJ
Nëse konsumoni 10 pemë dhe perime gjatë ditës ju do të përfitoni shumë, thonë dietologët, pasi që kjo përmirëson sidomos anën emocionale dhe atë fizike

Një studim i ri tregon se konsumi i sa më shumë pemëve dhe perimeve përmirëson shëndetin e juaj, sidomos zemrën.

Sipas këtij studimi, konsumi i mollëve, karotave dhe bananeve ndihmon shumë edhe në shëndetin mendor dhe nervoz.

Konsumi i 10 pemëve dhe perimeve në baza ditore ka një efekt shumë të madh edhe në anën emocionale sidomos kur jeni të papunë, tregon ky studim.

Nëse ju shkurtoni nga dieta e juaj pemët dhe perimet e freskëta, shëndeti i juaj mendor do të jetë më i ulët se sa një person që mbetet i ve, thonë shkencëtarët.

Studimi është bërë nga Universiteti i Leeds dhe është udhëhequr nga Neel Ocean, një hulumtim që është bërë edhe për anën ekonomike te njerëzve.

“Gjetjet tona tregojnë prova të reja se njerëzit që konsumojnë më shumë frute dhe perime jo vetëm që përfitojnë fizikisht në shëndet, por po ashtu shëndeti i tyre mental është shumë më i mirë”, thonë autorët që e kanë publikuar këtë studim në revistën “Social Science & Medicine”, transmeton GazetaExpress.

Ata kanë ndërtuar studimin edhe me hulumtime të mëparshme që lidhen me dietën tonë dhe shëndetin tonë mendor, ku kanë analizuar të dhënat shkencore të anketave në mes të viteve 2010-2017.

Këto anketa kanë mbledhur informacione për konsumin e frutave dhe perimeve, si dhe shëndetin mendor të 50 000 njerëzve.

Pjesëmarrësit janë pyetur se sa porcione të prodhimeve bimore i konsumojnë në ditë apo javë.

Një porcion është definuar si një pjesë frutë, një filxhan-apo një sasi e tyre-sasi e frutave apo gjysmë filxhani të marinuara të perimeve.

Për ta përcaktuar statusin e shëndetit mendor, pjesëmarrësit kanë plotësuar pyetësorin “për shëndetin e tyre të përgjithshëm”, i cili ka pyetur ata për nivelin e lumturisë, gjendjen fizike dhe ndonjë tip të ankthit.

Rezultatet kanë treguar që personat kanë pasur shëndet më të mirë mendor janë ata që kanë konsumuar më shumë pemë dhe perime gjatë një dite.

Konsumi i një porcioni ekstra me manaferra, ushqime të gjelbërta apo sallatë ka ndikuar në shëndetin mendor si dhe vrapim më të mirë për më shumë se shtatë minuta në javë se ata që nuk e kanë bërë këtë, tregon ky studim.

Loading...