Ballina Lajme Konfirmohet: Rrustem Mustafa është ftuar nga Gjykata Speciale

Konfirmohet: Rrustem Mustafa është ftuar nga Gjykata Speciale

0
SHPERNDAJ

Avokati Arianit Koci para pak çastesh përmes një komunikate ka bërë të ditur se Rrustem Mustafa ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë. Kjo është ftesë për intervistim.

Postimi i plotë:

Me autorizimin e klientit tim z. Rrustem Mustafa, ju njoftoj se z. Mustafa ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë.
Kjo është ftesë për intervistim.

Z. Mustafa do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar.

Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Mustafa rreth kësaj çështjeje.

Loading...