Ballina Lajme Kjo është agjenda e kryeministrit malazez gjatë ditës së nesërme

Kjo është agjenda e kryeministrit malazez gjatë ditës së nesërme

0
SHPERNDAJ

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq nesër do ta vizitojë Kosovën.

Ditën e parë Markoviq do të takohet me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj ndërsa ditën e dytë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe presidentin Hashim Thaçi.

Agjenda e Markoviq në Kosovë:

E mërkurë 14.02.2018

16:00 – Arritja e Delegacionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” .

Pritje protokollare nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

16:30 – 16:40 – Pritja me nderime shtetërore nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj (PAMJE- Ndërtesa e Qeverisë)

17:45- 18:15 – Konferenca për shtyp (Objekti i Qeverisë, Salla P38)

E enjte, 15.02. 2018

09:10 – 09:40 – Pritje nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit)

09:45 – 10:15 – Pritja nga Presidenti  i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi (Kabineti i Presidentit)

Loading...