Ballina Lajme Këngëtarët kosovarë bojkotojnë edhe këtë vit festivalet e Shqipërisë

Këngëtarët kosovarë bojkotojnë edhe këtë vit festivalet e Shqipërisë

0

Në mungesë të festivaleve në Kosovë, këngëtarët të shumtë kanë pasur mundësi që vlerat e tyre t’i shfaqin në festivalet në Shqipëri.

“Festivali i Këngës” në RTSH dhe “Kënga Magjike” në Klan TV, janë dy nga festivalet ku këngëtarët kosovarë që nga paslufta kanë treguar vlerat e tyre, duke sjellur shpesh edhe një frymë moderne në garë, shkruan Magazina.al

Në dy-tri vitet e fundit, vërehet se këngëtarët nga Kosova, kanë filluar të refuzojnë ftesat për pjesëmarrje në këto festivale, e kjo ndoshta edhe nga trajtimi jo i drejtë që ju bëhet shpesh.

Në “Festivalin e Këngë” vetëm Eliza Hoxha dhe MIRUD

Këtë vit, në festivalin i cili konsiderohet si më i madhi në Shqipëri “Festivali i Këngës” në RTSH, në garë është vetëm një këngëtare e njohur nga Kosova, Eliza Hoxha do të garojë me këngën “Peng”, ndërsa krahë saj do të jetë edhe këngëtari i ri, Durim Morina nga Prizreni që po krijon karrierë në SHBA dhe në FEST57 garon me këngën “Nënë”, shkruan Magazina.al

Pak këngëtar nga Kosova edhe tek “Kënga Magjike”

Në festivalin i cili mbrëmë mbylli edicionin e 20-të, këtë vit si asnjëherë më parë ka pasur një “bojkot” nga këngëtarët kosovarë në “Kënga Magjike”, por edhe pse të paktë në numër, këngët e tyre ishin ndër më të suksesshmet, këtu vlen të permendet, dueti Fifi dhe MC Kresha i cili mori vendin e tretë, Mentor Haziri, Onat, të cilët ishin të vetmit këngëtarë nga Kosova por që u votuan në mesin e 10 më të mirëve./Magazina.al/

 

Loading...