Ballina M'THE T'THASH “Je ajo që kam dashur gjithë jetën”, detaji në Instagram-in e Flori...

“Je ajo që kam dashur gjithë jetën”, detaji në Instagram-in e Flori Mumajesit që po habitë të gjithë

0
SHPERNDAJ

2018-ta u mbyll me shumë suksese për Flori Mumajesin: Projekte të reja që u pëlqyen shumë nga fansat dhe çmimi i parë në festivalin ‘Kënga Magjike’.

Ai prej ditësh ka qenë në qendër të mediave rozë, jo vetëm për sukseset me hitet e tij, por edhe për aludimet në lidhje me jetën private pasi e kanë bërë disa herë të lidhur me këngëtare të njohur si Fifi apo Kejsi Tola.

Siç duket tashmë Flori është bërë shumë aktiv në Instagram dhe një detaj na ka zënë syri. Artisti i talentuar ka shpërndarë në këtë rrjet social disa copëza të këngëve të tij të bukura që i janë dedikuar dashurisë.

E fundit është kënga “Gjithë jetën” në bashkëpunim me 2PO2, ndërkohë që më parë ka shpërndarë edhe këngën “Në Shpirt” në bashkëpunim me Elinel, por edhe superhitin “Me fjalë të vogla”.

 

Loading...