Ballina Lajme Haradinaj tregon se çka u diskutua me investitorët amerikanë

Haradinaj tregon se çka u diskutua me investitorët amerikanë

0
SHPERNDAJ
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim delegacionin e investitorëve amerikanë, të kryesuar nga Michael Mintz, themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë “Squared Property Group LLC”, me të cilët ka biseduar mbi situatën aktuale ekonomike në vend, duke thënë se Kosova ka krijuar klimë tejet të favorshme për investimet e huaja.

Në këtë takim, kryeministri Haradinaj tha se me rritjen ekonomike më të madhe në rajon, zvogëlimin e tarifave tatimore, reformat thelbësore në sundim të ligjit dhe ato fiskale, si dhe me ligjin për investime strategjike, Kosova ka hyrë në hartën e vendeve atraktive dhe të sigurta për investitorët e huaj.

“Kosova tashmë e ka Ligjin për Investime Strategjike, që krijon lehtësira dhe kushte të mira për investitorët e huaj. Janë themeluar tri zona të veçanta ekonomike të gatshme për të pritur investitorët e huaj”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke përmendur edhe projektet e mëdha energjetike, ato të energjisë alternative.

Ndër tjerash, gjatë bashkëbisedimit me këtë delegacion, kryeministri Haradinaj shtoi se Kosova tashmë është kthyer në një adresë të besueshme për investime amerikane.

Ndërkaq, delegacioni i investitorëve amerikanë shprehën gatishmërinë e bashkëpunimit mes tyre.

Loading...