Ballina Lajme Haradinaj – LDK’së për Demarkacionin: S’keni çare pa e votuar

Haradinaj – LDK’së për Demarkacionin: S’keni çare pa e votuar

0
SHPERNDAJ

Po vazhdojnë polemikat në mes të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Kujtim Shalës së LDK-së.

Haradinaj duke e komentuar vendimin e tij në Qeveri për marrëveshjen që e njëjta të procedohet në Kuvend, tha se deputetë e LDK-së në vazhdimësi kanë thënë se do ta votojnë dhe këtë Haradinaj e lidhi ”me qare”.

“Po e shoh që jeni në zor të madh, keni thënë se do ta votoni marrëveshjen vazhdimisht, s’keni as tash qarë pa e votu”, u shpreh Haradinaj.

Kujtim Shala i LDK-së iu përgjigj Haradinaj duke thënsë se nuk kanë kurrfarë zori vetëm se do të votojë ashtu siç votoi në Qeveri Kryeministri.

Por Haradinaj e sqaroi votimin e tij në Qeveri të marrëveshjes me Malin e Zi, duke thënë se ajo është gjetur aty.

“Jam habitë, e kam nënshkruar edhe këtë. Prapë se prapë do të votoni. Nuk e kam ditë që e kam këtë autoritet tek ju. Unë e kam dëgjua qëndrimet e subjekteve pulitke për këtë temë. Nuk e ka prodhuar qeveria.

Shiqoni, qeveria e re, mundet vec me thon ja kemi shtu raportin kësaj marrëveshjeje, tani raporti ka mujt me ardh ndaras niher raporti pastaj marrëveshja por për hir me ju ndihmu deputetëve i kemi qu bashke. Atëherë unë kam votu me kalu ne parlament këto vendime. Kur vjen votimi edhe ju gjeni naj zgjidhje se pe shoh qe jeni ne zor te madh”, tha Haradinaj./Express

 

Loading...