Ballina Lajme Gucati ka një porosi për Ramush Haradinajn rreth pagesës së veteranëve!

Gucati ka një porosi për Ramush Haradinajn rreth pagesës së veteranëve!

0
SHPERNDAJ

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati në një prononcim për Gazetën Blic, ka thënë se i beson fjalës së kryeministrit Haradinajt që pagat e veteranëve do të dalin shumë shpejtë, por vuri disa dilema se si mund të ndodhë një gjë e tillë,ku ende nuk është rishikuar buxheti i Kosovës për vitin 2018.

“Unë i besoj fjalës së kryeministrit Haradinaj, por përderisa nuk dalin parat në banka jemi mbet  të pa shpresë, që 3 muaj pa paga, nuk e di se si do dalin ato para javën e ardhshme ku ende nuk është bërë rishikimi i buxhetit për vitin 2018”, ka deklaruar Gucati.

Guxati tregoi për hapat që do t`i ndërmarrin rreth kësaj çështje.

Më tej Guxati e dha edhe një porosi për deputetet e Kuvendit të Kosovës.

“Që tre muaj fëmijët tanë nuk i kanë gezu pagat, le të provojnë njëherë deputetet të qëndrojnë vetëm 1 muaj pa paga, dhe të shohim se çka do të ndodhë në familjet e tyre, ky është një turp i madh për institucionet e Kosovës”, ka përfunduar Gucati.

Ndërsa,  kryeministri Haradinaj në një tubim  me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rahovec, ka konfirmuar se nga java e ardhshme do të nisin pagesat e pensioneve për veteranët dhe kategoritë e tjera të dala nga lufta, sikur iu takon sipas ligjit.

Loading...