Ballina Keshilla Gratë që përdorin tabletën për rritjen e epshit, tani mund të pijnë...

Gratë që përdorin tabletën për rritjen e epshit, tani mund të pijnë edhe alkool

0
SHPERNDAJ

Gratë që përdorin tabletën që ka efektin e viagrës, zakonisht gjatë periudhës së menopauzës nuk kanë më nevojë të shmangin alkoolin, transmeton Gazeta Express.

Kohë më parë, industria e kësaj tablete me emrin “Addyi” ka bërë thirrje që gratë, që e përdorin këtë tabletë duhet të ndalojnë së konsumuari alkool.Mirëpo të martën Administrata e Barnave dhe Ushqimeve ka deklaruar se studimet e fundit kanë rezultuar që nuk ka nevojë që të ndaloni së konsumuari alkool edhe nëse e përdorin këtë tabletë.

Tableta është aprovuar nga kjo administratë në vitin 2015 për tu përdorur nga gratë me dëshirë të ulët për mardhënië seksuale, përkatësisht gratë në periudhën e menopauzës.

Për dallim nga viagra, që shpejton qarkullimin e gjakut në penisin e meshkujve, kjo tabletë targeton trurin dhe ka efekt të ngjashëm me antidepresantët. E rritë funksionin e dopaminës për të përmirësuar motivimin dhe eksitimin,dhe njëkohësisht e zvogëlon seratoninës, me qëllim të zvogëlimit të vetëdijës.

Çrregullimi I hipoaktivitetit seksual, është shumë I shpeshtë dhe prekë përafërsisht 1 në 10 gra. Gjithsesi profesionistët e shëndetit seksual thonë se kjo është një gjë e mirë për gratë dhe pavarëssht disave që e kundërshtojnë përdorimin e kësaj tablet, ajo është e domosdoshme për përdorim sidomos për gratë që përjetojnë një çrregullim të tillë. /Gazeta Express

Loading...