Ballina Lajme FSK bën gati automjetet ushtarake për ditën e nesërme (Foto)

FSK bën gati automjetet ushtarake për ditën e nesërme (Foto)

0
SHPERNDAJ

Automjetet ushtarake – multifunksionale të pranuara së fundmi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas disa fotografive ekskluzive që ka siguruar KALLXO.com tashmë janë duke u bërë gati për ceremoninë e planifikuar për ditën e nesërme kur edhe pritet votimi në Kuvendin e Kosovës i tri ligjeve që transformojnë Forcën e Sigurisë në Ushtri të Kosovës.

Në fotografi shihen pjesëtarë të FSK-së të cilët janë duke manovruar me automjetet multifunksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë, HMMWV që tashmë FSK i ka në përdorim.

Për më shumë shikoni fotografitë ekskluzive të siguruara nga KALLXO.com

Loading...