Ballina Lajme Frashër Krasniqi, pas dënimit me 8 vjet burg: Jo rastësisht, gjykatësi insistonte...

Frashër Krasniqi, pas dënimit me 8 vjet burg: Jo rastësisht, gjykatësi insistonte që ky proces të kryhet para balotazhit

0
SHPERNDAJ
?????????????????????????????????????????????????????????

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të akuzuar për sulmin me mortajë dore ndaj ndërtesës së Kuvendit janë shpallur fajtorë.

Njëri ndër ta është Frashër Krasniqi i cili është dënuar me 8 vjet burgim.

Gjithashtu, përveç tij, edhe Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burgim, ndërsa Egzon Haliti me 5 vjet e gjashtë muaj, si dhe Adea Batusha me 2 vjet burgim.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Frashër Krasniqit, përmes një postimi në Facebook:

GJYKATA NA DËNOI ME MBI 20 VITE BURG PËR RASTIN E MONTUAR PËR TERRORIZËM

Nuk mjaftoi fakti që ADN-të tona nuk u përputhën me gjurmët nga vendi i ngjarjes.

Nuk mjaftoi fakti që në pajisjet tona elektronike nuk u gjet as një gjë e vetme inkriminuese.

Nuk mjaftoi ekspertiza e FBI që tha se asnjëri prej nesh nuk mund të lidhet me sulmin në Kuvend.

Nuk mjaftuan deklaratat e dëshmitarëve që thanë se asnjërin prej nesh nuk mund ta identifikojnë si pjesëmarrës apo të përfshirë në këtë rast.

Nuk mjaftuan deklaratat e dëshmitarëve që treguan se Policia u ka shtuar deklarata pa dijeninë e tyre.
Nuk mjaftoi përgjigjja e GOOGLE që ishte tërërisht shfajësuese për ne.

Nuk mjaftuan alibitë tona të pakontestueshme mbi vendndodhjet tona në kohën kur ishte kryer sulmi në Kuvend.

Nuk mjaftoi terrorizimi që na e bënë për një vit e gjysëm. Nuk mjaftoi vdekja e Astritit që po mbahej padrejtësisht në burg.

Pikërisht kështu po duan të na e fusin frikën në palcë, sepse e dinë se ku po e qojnë Kosovën. Po duan t’ju thonë qytetarëve se “shiheni çka ju bëjmë njerëzve të pafajshëm, e lëre më juve nëse guxoni të ngritni zë kundër nesh”. Dhe jo rastësisht, gjykatësi Beqir Kalludra me ngulm insistonte që ky proces të kryhet para balotazhit. Dy ditë para zgjedhjeve.

Por kështu kishte provua edhe Serbia që ta frikësonte popullin tonë. Por rezultatet i dijmë. Çdo proces gjyqësor kundër “irridentistëve” shqiptarë, zgjonte më shumë vetëdijen gjithëpopullore dhe organizonte më shumë popullin tonë.

E për këto gjykime të padrejta, herët a vonë, kriminelët që i porositën e montuan do të mbajnë përgjegjësi. Para ligjit e para historisë.

Loading...