Ballina Lajme Forbes për Era Istrefin: Njihuni me yllin e ardhshëm të popit

Forbes për Era Istrefin: Njihuni me yllin e ardhshëm të popit

0
SHPERNDAJ

Revista prestigjioze amerikane, Forbes, ia ka kushtuar një artikull këngëtares kosovare Era Istrefi në ueb-faqen e saj, me titullin “Njihuni me yllin e ardhshëm të popit”.

Në artikullin e publikuar nga Steve Baltin, thuhet:

“E lindur në Kosovë, këngëtarja Era Istrefi goditi skenën ndërkombëtare kur kënga e saj “BonBon” u bë një hit i YouTube. Videoja aktualisht ka rreth 400 milionë shikime, që nuk është keq për një këngë që Istrefi e shkroi për ta bërë veten që të ndjehet më mirë pas ndarjes, siç thotë ajo, me shoqen e saj të ngushtë.

Istrefi tashmë ishte një yll në Kosovë dhe nëpër shumicën e Evropës, ku është nominuar për 16 çmime në total (nëntë prej të cilave i ka fituar) në shfaqje si VideoFest Awards dhe Top Music Awards.

Por BonBon është kënga që ia tërhoqi vëmendjen kompanisë Ultra Records dhe përtej. Ajo ka rënë në vëmendjen e botës së modës gjithashtu, ku ka bashkëpunuar me SinfulColors.

Istrefi ka të gjitha veglat e nevojshme për t’u bërë një yll i madh i popit”, thuhet në shkrimin e Forbes, transmeton Gazeta Express.

Në këtë artikull Forbes ka bërë edhe një intervistë me këngëtaren, ku mes tjerash është pyetur “Ku ndodhesh ti, në shkallën tënde të Rihanna-s?”. Këngëtarja është përgjigjur:

“Mendoj se jam në kapitullin e dytë dhe ajo është në kapitullin e njëzetë, kështu që s’mund ta krahasoj veten me të. Audienca dhe fansat më krahasojnë me të, duke thënë se kemi zë të ngjashëm, gjë që më pëlqen sepse ajo ka pasur një ndikim të madh nëpër botë dhe unë jam rritur duke e dëgjuar atë. Ndikimi i saj më preku dhe u bë pjesë e rritjes sime. Por duhet të bëjë më shumë, nuk mund ta mposhtësh përvojën. Kjo do të marrë kohë”.

Burimi: FORBES.

Loading...