Ballina Intervista Flet Rike Roçi pas eliminimit në Dancing: “Ilir Shaqiri ka ngatërruar program!’”

Flet Rike Roçi pas eliminimit në Dancing: “Ilir Shaqiri ka ngatërruar program!’”

0
SHPERNDAJ

Bukuroshet shqiptare, sado larg t’i qëndrojnë vendit të tyre të lindjes, në një mënyrë apo në një tjetër i rikthehen.

Po flasim për ato që kanë qenë dhe do të jenë pjesë e medias rozë, edhe pas përfundimit të çdo eksperience televizive në të cilën edhe kanë marrë famën. Kësaj radhe fokusi ynë është përqendruar tek Rike Roçi, bukuroshja e Durrësit si dhe ish-banorja e “Big Brother 6”. Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Rike ka folur për eksperiencën e saj të fundit në Shqipëri si konkurrente për herë të dytë në “Dancing With the Stars”. Ajo ka folur jo vetëm për prapaskenat dhe përjetimet me konkurrentët e tjerë, por gjithashtu edhe përjetimin e eliminimit. Por, nga Rikja kemi arritur të mësojmë më tepër edhe lidhur me planet e saj të afërta si për jetën private edhe atë profesionale. Do të kemi një dasmë apo do të rikthehet në Shqipëri me një projekt të ri? Për më tepër ndiqni intervistën e mëposhtme.

Ishit një nga pjesëmarrëset e cila mori pjesë për herë të dytë në “Dancing With the Stars”. Si ishte kjo eksperiencë për ju?

Eksperienca në “Dancing”, e mirë, deri sa duroi.

Kur dolët në garë për eliminim me Diellzën, çfarë menduat?

Në fakt, asgjë. Nuk mendoja aty, se emocionet janë të tepërta.

Pse sipas jush u eliminuat?

U eliminova sepse aty akoma nuk u pa çfarë di të bëj unë në kërcim. Më jepnin rryma që mua nuk më përshtateshin aspak dhe i bëja me siklet, jo me qejf. Dhe kjo u duk shumë.

Pse sipas jush pjesa më e madhe e konkurrentëve përzgjodhi Diellzën?

Konkurrentët votuan barazim 5 me 5. Por i fundit nuk mbaj mend se kush, bëri si dëshironte.

Si i keni pasur marrëdhëniet me pjesëtarët e jurisë?

Nuk kam pasur asnjë marrëdhënie. Mendoj se jo gjithmonë u japin pikët e duhura konkurrentëve.

Cila është ndonjë prapaskenë nga spektakli që nuk ju ka pëlqyer, apo ju ka lënë shije të hidhur?

Asgjë të hidhur, madje në “Dancing” kam bërë shoqëri me konkurrentët që më kanë lënë kujtim të mirë.

A është vendosur fituesi i “Dancing With The Stars” që pa nisur spektakli? Kush mendoni se sipas jush do të fitojë?

Nuk e di nëse është vendosur, por ka konkurrentë që e meritojnë, se e di që punojnë fort.

Tashmë jeni rikthyer në Itali. Me çfarë po merret Rike për momentin?

Për momentin jam me pushime. Mendoj se Shqipëria 1 muaj më stresoi pak.

Prej kohësh jeni në një lidhje me partnerin tuaj italian. A keni pasur ndonjë propozim për martesë?

Martesë për momentin nuk ka.

Pse nuk ka martesë për momentin?

Sepse nuk e kemi akoma në projekt. Për t’u martuar duhet t’i kesh gjërat në terezi. Dhe ne akoma s’i kemi.

Jeni një femër që bini shumë në sy për format trupore. Ju ka propozuar dikush ndonjë mundësi pune si modele?

Mendoj që nuk e kam trupin e modeleje.

E keni menduar të riktheheni të jetoni në Shqipëri, duke hapur një aktivitetin tuajin këtu? Pse?

Në Shqipëri për të jetuar, jo. Mund të rri për disa muaj maksimumi, por jo më shumë. Jam rritur në Itali dhe këtu dua të jetoj përgjithmonë.

Nuk të kanë propozuar ndonjë projekt për modeling apo ndonjë projekt të një fushe tjetër në Shqipëri?

Si dihet, por s’dua të flas për momentin.

I rikthehemi sërish eksperiencës në “Dancing With the Stars”. Cili ishte episodi që nuk ju pëlqeu?

S’kam episode. Mendoj që duhet të jetë shou, ndërkohë që Iliri e ka marrë si shkollë e “Amici”. Ka ngatërruar program. Janë shumë të rreptë.

A do t’i riktheheshit sërish po t’ju ftonin prapë?

Jo, s’kam më nerva./Gazeta Shqiptare

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/roze/flet-rike-roci-pas-eliminimit-n-dancing-ilir-shaqiri-ka-ngaterruar-program-530071/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Loading...