Ballina Lajme Flet piloti i parë i Ushtrisë më të re në Botë

Flet piloti i parë i Ushtrisë më të re në Botë

0
SHPERNDAJ

Afrim Zabeli, piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës, është deklaruar për herë të parë përmes llogarisë së tij zyrtare në facebook për të ndarë dedikimin e tij si urim për vendimin e fundit ku u bë transformimi i FSK-së.

”Ndjenjë e pa përshkrueshme!”, ka shkruar mes tjerash nëntogeri Afrim Zabeli duke bërë të ditur se pas një rrugëtimi te gjatë ai ka arritur qëllimin duke diplomuar me sukses të lartë në Shkollen e Aviacionit Tokësor per Helikopter ne Republiken e Turqisë, njofton Klan Kosova.

Ndjenjë e pa përshkrueshme!Pas një rrugëtimi te gjatë me shumë sfida ia arrita qëllimit dhe diplomova me një sukses të lartë në Shkollen e Aviacionit Tokësor per Helikopter ne Republiken e Turqisë. Ndihem krenar dhe shumë i emocionur që per Token e Kosovës dhan jetën shumë deshmorë sikurse edhe Babai dhe Vëllai im që ne ta gëzojmë Lirinë e Kosovës. Së pari falendëroj Familjen që nuk ka kursyer asgjë për perkrahjen time në arritjen e qëllimeve të mia, një kohësisht falendëroj edhe gjithë rrethin dhe shoqerin . Falenderoj institucionin e FSK-së që me mbështetjen e tyre u realizua edhe qëllimi im që nga sot të jem Piloti i parë i Ushtrisë më të re në Bote dhe ti shërbej më plotë dashuri dhe përkushtim në ngritjen e kapacitetëve dhe profesionalizimin e mëtejshëm. Ngjarje te papërsëritshme. URIME KOSOVË!”

Loading...