Ballina Lajme Fituesja e Eurovisionit shokon fansat: Tregon se është HIV pozitiv

Fituesja e Eurovisionit shokon fansat: Tregon se është HIV pozitiv

0
SHPERNDAJ

Tranvestiti austriak Conchita Wurst, ishte një nga fitueset më të komentuara të festivalit evropian “Eurovision Song Contest”.

Ajo përveç zërit, kur u paraqit në Eurovision habiti të gjithë me pamjen e saj të një zonje me mjekërr për të cilën u komentuar gjatë.

Por Conchita, ka shokuar të gjithë me lajmin që ka dhën këto ditë kur ka treguar se ajo është HIV pozitiv, transmeton Magazina.al

Wurst vendosi ta bëj publike këtë, pasi njëri nga ish të dashurit, e kishte kërcënuar se do ta bëj publike statusin e saj.

Reagimi i fansave ka qenë i shpejt, ku ajo ka marrë mijëra mesazhe mbështetëse për guximin e treguar.

“Unë kam qenë HIV pozitiv për shumë vite. Kjo në fakt është e parëndësishme për publikun, por një ish-dashnor më kërcënon të bëj publik këtë informacion privat dhe nuk do t’i jap askujt të drejtën për të më trembur dhe për të ndikuar në jetën time në të ardhmen”, ka shkruar ish-fituesja e Eurovisionit, transmeton Magazina.al

Ajo ka siguruar fansat se gëzon shëndet të plotë dhe është e motivuar për të punuar si asnjëherë më parë./Magazina.al/

Loading...