Ballina M'THE T'THASH Fatos Kryeziu do të ju ‘trishtojë’ me këtë ndryshim që ka bërë

Fatos Kryeziu do të ju ‘trishtojë’ me këtë ndryshim që ka bërë

0
SHPERNDAJ

E shohim shumë rrallë si pjesë të rubrikave rozë, por kurdo që përflitet, ka një arsye të veçantë, shkruan Kosovarja.

Është fjala për aktorin e mirënjohur Fatos Kryeziu, i njohur më tepër me emrin artistik “Kryemadhi”, nga seriali i famshëm vendor “Kafeneja Jonë”.

Kësaj radhe, nuk kishte si të mos binte në sy, shkaku i ndryshimit që ka bërë në flokët e tij, të cilat njëherit janë edhe karakteristika e tij. Një transformim total i cili e ka habitur edhe vetë aktorin, befason pamasë edhe ndjekësit e tij.

“Qa spo del n’dit t’sotit.!”, ishte përshkrimi i aktorit në Instagram, të cilin e përcjell pikërisht me imazhin që shfaq një Fatos krejtësisht ndryshe nga ai që jemi mësuar t’a shohim.

Loading...