Ballina Keshilla Ekspres apo turke? Ja dallimi mes dy llojeve të kafesë

Ekspres apo turke? Ja dallimi mes dy llojeve të kafesë

0
SHPERNDAJ

Mijëra njerëz e konsumojnë në mëngjes, pas punës por edhe në mbrëmje. Kafja ka mijëra minerale të ndryshme të cilat ndikojnë në përmirësimin e shëndetit, por a keni menduar ndonjëherë se cila është kafja më e shëndetshme?

Në shtëpitë tona kafeja turke është pjesë e përditshme e jona, por kur jemi jashtë zakonisht përdorim kafen ekspres. Ne do ju sjellim dallimin në dobitë shëndetësore mes këtyre dy llojeve të kafesë.

Dallimi mes kafesë turke dhe asaj ekspres

Kafja turke është ajo që ka përqendrimin më të lartë të vlerave të bimës së kafesë. Pasi përgatitja e saj ka një hap, bluarjen e kokrrave të pjekura të kafesë dhe zierja e tyre me ujë.

Ndërsa kafeja ekspres kalon në disa procese të tjera. Ndryshimi i parë është koha e pjekjes së kokrrave të kafesë. Kokrrat e kafesë ekspres piqen më gjatë, dhe më pas shtypen dhe siten, për të prodhuar kokrriza në madhësinë e rërës.

Por edhe në përgatitje ndryshojnë pasi në aparate, bëhet largimi i dy mineraleve që ndodhen tek kafeja: kafestoli dhe kaholiani.

Kush nuk duhet të konsumojë kafe turke

Njerëzit që vuajnë nga kolesteroli i lartë apo që kanë në familjen e tyre raste të sëmundjeve të zemrës, këto dy minerale janë vërtet të dëmshme.

Kafja turke përmban 7.2 miligram të kafestolit dhe 5.4 të kaholijanit. Ndërkohë që kafja ekspres përmban vetëm një miligram nga secila substancë.

Loading...