Ballina Intervista Ekskluzive: Rrëfimi i kosovarit që vizitoi Korenë e Veriut: Ata mendojnë se...

Ekskluzive: Rrëfimi i kosovarit që vizitoi Korenë e Veriut: Ata mendojnë se Kosova është ende në luftë

0
SHPERNDAJ

Ka vizituar shumë shtete në botë, por vizita në shtetin e izioluar të Koresë së Veriut i ka lën një përshtypje interesante.

Besart Mujku nga Kosova, i cili jeton tash e disa vite në Zvicër, ka disa ditë që është kthyer nga vizita njëjavore në Korenë e Veriut, shkruan Magazina.al

Besartii cili mund të jetë kosovari i parë që ka vizituar shtetin më të izoluar në botë, ka rrëfyer ekskluzivisht për Magazina.al, eksperiencën e tij në këtë shtet.

Ai deri tani ka vizituar vende me kulturë e histori të ndryshme, siç janë Izraeli, Qipro, Palestina, Azerbejxhani e shtete të tjera që atij ja tërheqin vëmendjen.

Por si vendosi Besarti të shkoj në një vend si Koreja e Veriut?

“Kishte ardhur koha për një destinacion më të largët e tërësisht të përveçëm siç është Koreja e Veriut. Duke qenë se çdo ditë në lajme dëgjojmë për këtë vend, çdo herë e më shumë brenda meje rritej kureshtja nëse Koreja e Veriut është vërtetë ashtu siç e shohim në ekran. Doja ta zbuloja e ta prekja nga afër, madje dhe të flisja me njerëzit atje”, shprehet Mujku për Magazina.al

Rrëfimin e tij Besarti e nis që nga koha kur kishte zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar në Pyongyang, ku aty ju ishin nënshtruar një kontrolli të rreptë nga autoritetet vendase.

“Duke ditur që në Korenë e Veriut nuk shkon dot pa qenë pjesë e një grupi, kontaktova një agjenci e cila organizon udhëtime turistike në këtë destinacion. Me konfirmimin e tyre, aplikova për vizë në ambasadën koreane në Bernë. Vizën e mora vetëm për ditët e qëndrimit tim atje.Me të mbërritur në Aeroport, na kontrolluan gjithçka kishim me vete, madje deri në llojin e literaturës së librave që kishim me vete. Aeroporti ishte mjaft modern dhe ajo që më bëri përshtypje ishte se në ekrane shihje informacionin e vetëm tri fluturimeve që bënte ky aeroport. Programi ishte mjaft i ngjeshur. Konsumonim mëngjes në orën gjashtë dhe në orën shtatë nisej autobusi. E gjithë dita ishte për të eksploruar vendin”.

Koreanët e veriut dinë shumë për Shqipërinë dhe ish-diktatorin Enver Hoxha, kurse për Kosovën shumë pak dhe mendojnë se ende është në luftë.

Ata që na shoqëronin në guidë e njihnin Shqipërinë dhe diktatorin Enver Hoxha. Ndërsa për Kosovën mendonin se ishte ende në luftë. Kjo pasi nuk kishin asnjë qasje ndaj informacioneve të reja, por vetëm me ato që kishin parë dikur në lajmet e të vetmit kanal shtetëror”, rrëfen Besarti.

Ndonëse llogaritet një nga shtetet më të rrëzikshme në botë, Besarti thotë se nuk e kanë pasur këtë ndjesi atje. Ai thotë se që nga zbritja në aeroport, janë shqëruar nga dy vendas që i kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës, e kjo e ka bërë atë të ndihet si në çdo vend tjetër.

“Ne ishim të përgatitur që para se të niseshim. E dinim më herët që nuk duhet të merrnim literaturë që ka lidhje me Korenë ose libra religjiozë. Thjesht duhen respektuar rregullat. Një turist amerikan kishte hequr banderolat në kuzhinën e hotelit për t’i marrë me vete. Provokime të kësaj natyre sigurisht që kanë pasoja. Nuk jam ndjerë asnjëherë aq i sigurt sa në Korenë e Veriut, me njerëz të buzëqeshur që na përshëndesnin me dorë ndërkohë që ishim të shoqëruar gjatë gjithë kohës me roje”.

Ai përshkruar koreanët si të dashur dhe mikpritës, por që nuk njihnin asnjë personalitet, këngëtar apo artistë të huaj.

Në një muze, Besarti has në dhuratën që udhëheqësit shqiptarë Enver Hoxha dhe Haxhi Lleshi, i kishin dhuruar atyre koreance Kim Il Sung i cili ishte gjyshi i Kim Jong Un, e kjo i kishte jep emocione të veçante.

Meqenëse ishte vizitori i parë shqiptarë në këtë muze, ata i kanë kërkuar të shkruhej në librin e përshtypje të vizitorëve, ku Besarti shkruajti përshtypjet e tij në gjuhën shqipe.

“Një nga ditët, në një muze të madh e mjaft modern, pamë dhuratën që Kim Il Sung, gjyshi i Kim Jong Un, kishte marrë nga udhëheqësit shqiptarë Enver Hoxha dhe Haxhi Lleshi. Kur e pashë dhuratën origjinale në vitrinë u emocionova shumë,  dhe akoma më shumë kur mësova se atje nuk kishte qenë asnjëherë një vizitor nga Kosova apo Shqipëria dhe më kërkuan që të lë një përshtypje në librin e vizitorëve”.

Për fund Besarti thotë se në Kore ka pasur një eksperiencë të jashtëzakonshme të cilën nuk e ka përjetuar në shumë shtete moderne që ka vizituar deri tani, duke ja sugjeruar të gjithëve ta vizitojnë./Magazina.al/

Loading...