Ballina Intervista Ekskluzive. Pas fitores flet Linda Halimi, tregon për dhimbjen që ka kënga...

Ekskluzive. Pas fitores flet Linda Halimi, tregon për dhimbjen që ka kënga fituese

0
SHPERNDAJ

Menjëherë pasi fitoi vendin e parë në edicionin e 55-të të Festivalit në TVSH, këngëtarja e njohur, Linda Halimi ka dhënë një intervistë eksluzive për Magazina.al.

Ajo ka treguar për mesazhin që bartë kënga fituese “Botë” muzikën e së cilës e ka bërë Klodian Qafokun kurse tekstin Big Basta. “Është këngë dhimbje”, thotë ndër të tjera Linda për Mgazina.al.

Magazina.la: Keni marrë pjesë edhe më herët në Festivalin e RTSH-së, por ja që sot u shpalle fituese. Kujt ia dedikon fitoren?
Linda:
Kjo është hera e tretë që morra pjesë dhe qenka e vërtet thenja”e treta e vërteta”. Suksesin tim ia dedikoj familjës time dhe fansave. Në këtë rast dua të falenderoj Klodian Qafokun për këngën dhe Big Bastan për tekstin.

Magazina.al:  Për çfarë flet kënga “Botë”?
Linda:
Kënga flet per te gjitha ngjarjet qe po ndodhin në botë. Është këngë dhimbje. Kam menduar që mos të realizoj këngë klishe vetëm për dashurinë edhe pse ajo është trajtuar në këngë. Në këtë këngë cdokush e gjen vetën sepse të gjithë kemi vujt për dicka. Jeta është një udhëtim ku ka batica dhe zbatica. Edhe unë kam pasur humbje dhe fitore por sonte po festoj fitoren.
15713265_10154200031062686_1333767627_n

Kjo është vetëm një pjesë e intervistës, kurse të plotë Magazina.al pwr lexuesit e saj, do ta sjell nesër.

 

Loading...