Ballina Lajme E tmerrshme: Në Ferizaj turma e sulmon sërish gruan rome

E tmerrshme: Në Ferizaj turma e sulmon sërish gruan rome

0

Sërish është sulmuar fizikisht gruaja e komunitetit rom, kësaj here në Ferizaj. Pardje, ajo u sulmua në Lipjan.

Sërish është sulmuar fizikisht gruaja e komunitetit rom, kësaj here në Ferizaj. Të mërkurën, ajo u sulmua në Lipjan.

Pas rastit të së mërkurës me gruan rome, e cila në rrjete sociale u prezantua rrejshëm si keqbërëse dhe më pas u sulmua edhe fizikisht nga disa të rinj në Lipjan, dje ka reaguar deputeti i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, i cili nga llogaria e tij në Facebook bëri të ditur se tashmë gruaja në fjalë është nën mbrojtje shtetërore dhe institucionale.

“Të nderuar, sa për informacionin tuaj, dëshiroj të ju njoftoj se para një ore bisedova me drejtorin e Policisë së Kosovës Z. Rashit Çalaj, dhe para pak minutave i njëjti më konfirmoi se znj. nga komuniteti Rom nga sot do të jetë nën mbrojtjen Shtetërore dhe Institucionale dhe do të jetë e strehuar në vend të sigurt dhe se Gjykatat dhe Prokuroria janë duke bërë punën e tyre që ata persona të cilët e sulmuan personin në fjalë të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Me respekt, Alberti”, ka shkruar deputeti Kinolli.

Loading...