Ballina Keshilla E thotë shkenca: Më shumë njerëz do të vuajnë nga kanceri

E thotë shkenca: Më shumë njerëz do të vuajnë nga kanceri

0
SHPERNDAJ

Gjetjet e një hulumtimi thonë se një në gjashtë gra dhe një në pesë burra do të vuajnë nga kanceri.

Studiuesit kanë vërejtur se ka pasur përmirësim në mënyrën se si grumbullohen të dhënat e lidhura me kancerin dhe është e qartë se vdekjet nga kjo sëmundje janë rritur gjatë viteve.

Numri i të prekurve me kancer do të rritet në vitet e ardhshme me rreth 18 milionë raste të reja dhe më shumë se 9 milionë njerëz që janë të diagnostifikuar tashmë, deklaroi një hulumtim i raportuar në BBC, transmeton Klan Kosova.

Plakja e popullsisë është pjesërisht përgjegjëse për rritjen e shpejtë të numrit nga 8.2 milionë vdekje në 2012 deri tek shifrat aktuale.

Tek gratë kanceri më i përhapuri është ai i mushkërive, në vendet si Kina, Hungaria, Zelanda e Re dhe SHBA.

“Duhani është arsyeja e vetme pse më shumë gra anembanë botës kanë kancer të mushkërive. Në Mbretërinë e Bashkuar pirja e duhanit nga gratë u bë më e madhe se sa nga meshkujt, kështu që nuk është për t’u habitur që tani po shohim rritje të nivelit të kancerit të mushkërive.

Në mënyrë të ngjashme, cigaret tani janë gjithnjë e më të popullarizuara në mesin e grave në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ” thotë Xhorxh Butterworth, nga organizata bamirëse “Cancer Research UK”.

Loading...