Ballina Intervista E thotë Burdushi: Qeveria bie në pranverë

E thotë Burdushi: Qeveria bie në pranverë

0
SHPERNDAJ

Nga pranvera apo mesi i qershorit do të kemi ndryshime sa i përket kufirit.

Hysri Peçanin – Burdushin e vizitojnë politikanë e këngëtarë, çifte të lumtura e të palumtura, gra e burra të ndarë, që kërkojnë bashkim. Në intervistën për gazetën “Kosova Sot”, Burdushi thotë se ka zgjidhje për të gjithë ata. Thotë se ka bashkuar me mijëra çifte përmes metodave të tij. Për sa i përket politikës, ai pret rrëmujë e mjegull, por edhe shpresa se vizat do të hiqen vitin në të cilin do të hyjmë edhe pak

“Kosova Sot”: Si ka ecur puna juaj gjatë gjithë vitit 2017, kush ju ka vizituar më së shumti?
Hysri Peçani – Burdushi: Sa i përket punës sime, mirë ka ecur viti 2017, ka pasur mjaft punë, me angazhime, që klientëve t’u ofroj shërbime shpirtërore, shëruese për hallet që kishin. Mirë ishte shumë.

“Kosova Sot”: A keni pasur politikanë, zyrtarë të lartë qeveritarë që kanë kërkuar ndihmën tuaj gjatë këtij viti, kush janë ata dhe çfarë u keni thënë atyre, ndonjë detaj interesant për publikun?
Hysri Peçani – Burdushi: Po, kam pasur, ishin disa prej tyre, të partive të ndryshme, me problemet e veta familjare… ato shpirtërore, por nuk mund t’ju tregoj për shkak të privatë- sisë së tyre dhe besimin që e kanë tek unë, sepse unë jam apolitik. Kështu që duhet ofruar ndihmë shpirtërore çdo individi që vjen. Po i kam të evidentuara në evidencën time personale. Dihet se kush hyn e del, çdo njeri regjistrohet tek unë. Edhe janë të sakta këto që po i them, si në spital janë të evidentuara …

600 persona të ndarë kanë ardhur tek unë

“Kosova Sot”: Po këngëtarë, aktorë, në përgjithësi njerëz që hyjnë në kategorinë e VIP-ave, a ju kanë vizituar dhe çfarë kanë kërkuar nga ju?

“Kosova Sot”: Po këngëtarë, aktorë, në përgjithësi njerëz që hyjnë në kategorinë e VIP-ave, a ju kanë vizituar dhe çfarë kanë kërkuar nga ju?

“Kosova Sot”: A mund ta ndajë një çift apo ta bashkojë Burdushi me magjitë e tij? Nëse ka pasur raste të tilla, na tregoni ndonjë rast më interesant?

Hysri Peçani – Burdushi: Po, te çiftet ka shumë raste, sidomos janë shpeshtuar kohët e fundit familjarët që ndahen. Shumë prej tyre ( i kam argumentet e fotot e hyrje daljeve), brenda 3 vjetësh afër 6 mijë veta të ndarë, kanë ardhur tek unë dhe një numër prej tyre janë falënderuar që i kam bashkuar. Kjo është një mrekulli dhe gëzimi më i madh në jetën time është kur një familje të jetë bashkë dhe shëndosh. Që fëmijët të mos mbesin jetimë, bëjmë përpjekje maksimale që çdo familje të jetë e lumtur. Sa i përket asaj që t’i ndaj, kurrë në jetë nuk e bëj një gjë të tillë, sepse kam edhe vetë fëmijë e familje. Mund t’ju ofroj një foto dëshmi se sa klientë ishin në vitet e fundit, me foto dëshmie.

Atyre që nuk bashkohen ua hapim rrugën e dashurisë dhe të fatit

“Kosova Sot”: A ka raste kur vijnë tek ju femra që kërkojnë t’i kthehen të dashurit e tyre, apo meshkuj që kërkojnë t’i kthehen të dashurës, përmes ndihmës suaj?

Hysri Peçani – Burdushi: Ka mjaft raste të njerëzve që kërkojnë t’u kthehet e dashura apo i dashuri, sepse kanë kaluar ca vite apo ca kohë që janë ndarë. Si fillim e shoh a mund të jenë bashkë dhe sa mund të kenë fat njëri me tjetrin. Ka shumë prej tyre që u tregoj të vërtetën se nuk munden të jenë fatlum mes vete dhe ka prej tyre që mund ta kenë fatin, prandaj marrim masa që u hapin rrugën e dashurisë edhe fatin…

“Kosova Sot”: A keni ndonjë rast të veçantë, qoftë edhe pa emra, që ia vlen për ta përshkruar për lexuesit e gazetës “Kosova Sot”

Hysri Peçani – Burdushi: Sa u përket gazetave apo portaleve, isha çdoherë korrekt me ta, ka shumë prej tyre që më kanë thirrur për shumë gjëra e pyetje. Po tani, kohën e fundit, shumë gazetave iu kam shpallur luftë vetëm e vetëm që s’janë reale me postimet që bëjnë këto vitet e fundit. Shtrohet pyetja pse: Ne jemi një popull shumë prekës në Kosovë dhe jemi shtet që 10 vjet. Portalet dhe gazetat nuk janë aq reale, saqë janë duke vepruar me lajme shumë të rënda dhe po e shkatërrojnë rininë e Kosovës e shumë familjarë me shumë fjalë banale e shumë shpifje. Atyre do t’u vijë fundi dhe janë nën kontroll të Ballkanit që veprojnë, si i detyrojnë, se janë nën pushtetin e MASENORISË, ILUMINATIT. Dhe, janë pothuajse në Ballkan që këso lloj-lloj postimesh bëjnë në rrjete sociale. Ato duhet të kenë kontroll në shtetin e Kosovës, kurse ata janë mbi pushtetin e Kosovës. Unë kohët e fundit vetëm me disa gazetarë kam komunikim, kam biseduar dhe janë korrektë.

“Kosova Sot”: A keni pasur ndonjëherë ndonjë të zhgënjyer që ju ka thënë pa ekuivoke se puna juaj nuk ka pasur ndonjë sukses? Nëse po, çfarë i keni thënë ju?

Hysri Peçani – Burdushi: Sa i përket punës sime, çdoherë kam qenë korrekt dhe jam munduar me shpirt që çdo njeriu t’i ndihmoj që as mjekësia s’mundet. Dikujt po 100 për qind ia lehtësoj brengat dhe shumë pak ka prej tyre s’mund të kenë sukses. E sa u përket dëshmive, kemi mjaft videoincizime falënderuese që u kam ndihmuar…

“Kosova Sot”: Cila është dhurata më e madhe që e keni marrë këtë vit, si vlerë materiale?

Hysri Peçani – Burdushi: Për vitin 2017 akoma po e pres një dhuratë të madhe, besoj që edhe ajo do bëhet realitet. Do ta publikoj në faqen time zyrtare të FB. Le të jetë enigmë.

“Kosova Sot”: Si e pret familja punën tuaj: gruaja, fëmijët, rrethi familjar, pasi dikush ju lavdëron, por ka edhe të tillë që ju shajnë?

Hysri Peçani – Burdushi: Jam shumë i lumtur me familjen time. Kam 6 fëmijë, 4 djem e dy vajza. Jam krenar me fëmijët e mi. Punën time e vlerësojnë shumë. Në familje secili ka punën e vet, biznesin e disa janë në fakultete. Ka shumë njerëz që na lavdërojnë në Prizren, por ka edhe që na xhelozojnë.

Parashikimet për këtë vit më dolën të sakta

“Kosova Sot”: Edhe pak ditë na ndajnë nga viti 2018, çfarë parashikoni në këtë vit? Priten veprimi i Gjykatës Speciale dhe shumë zhvillime të tjera politike. A do të ketë turbulenca në politikë?

Hysri Peçani – Burdushi: Parashikimet që bëra për këtë vit ishin shumë të sakta, 100 për qind të sakta. E këtë ma kanë thënë edhe në rrjetin sociale FB, ashtu edhe në emisione. Ishte një vit i rënë për Kosovën, ishte një rrëmujë, mjegull e pati një ndryshim të madh partiak dhe akoma na përcjellë ky ndryshim. Kishte skamje dhe qytetarët nuk kishin begati. Por viti që po e presim viti 2018 besoj që do të ecë disa hapa jo aq të fortë. Do ketë ende mjegullime partiake politike shumë të ndërlidhura. Kah pranvera apo mesi i qershorit edhe aty do të kemi ndryshime sa i përket kufirit që ishte problemi kyç, më i madhi i këtij viti. Është kusht për punën e mëtejme, e kam cekur edhe më herët se deri sa plotësohen edhe 4 kritere nuk do të dalim në dritë. Marrëveshja për demarkacionin do të kalojë. Ky problem zgjidhet dhe besoj se vizat do të hiqen në vitin 2018. Në qoftë se i plotësojnë kushtet që i kemi nga BEja e shtetet e tjera. Mjegulla po na përcjell edhe në zbatimin e ligjeve.

“Kosova Sot”: A parashikoni në pranverë zgjedhje të reja, meqë koalicioni po ecën në teh të shpatës, sa u përket numrave?

Hysri Peçani – Burdushi: Po besoj që kah pranvera edhe mesi i shtatorit. Ka shumë polemika e balotazhe politike. Do të ketë ca gatime të freskëta politike.

“Kosova Sot”: Pse ju numrin 7 e keni simbol?

Hysri Peçani – Burdushi: Sa u përket numrave 7 apo 13, ne e dimë se nr. 7 janë mrekullitë që i ka falë Zoti dhe është një numër me fat. Kurse nr. 13 nëse i bie të njëjtën ditë në vit 4 herë e njëjta ditë, atëherë ajo ditë ka disa që mund të ketë mallkime apo ditët e mallkuara, këto ende nuk janë të sakta. Si konfirmime ditët janë në duar të Zotit. Ju faleminderit për intervistën, jeni të mrekullueshëm dhe suksese! I uroj vitin e ri 2018 plot dashuri, respekt, gjithë popullit anembanë botës.

Loading...