Ballina Lajme Dy vrasje brenda ditës, policia mban konferencë të jashtëzakonshme për media

Dy vrasje brenda ditës, policia mban konferencë të jashtëzakonshme për media

0
SHPERNDAJ
Kosova është tronditur nga dy vrasje që kanë ndodhur brenda ditës.

Të dy rastet kanë ndodhur në Suharekë, teksa në vrasjen e dytë, raportohet se pas një konflikti familjar, viktima është qëlluar për vdekje nga vëllau i tij, shkruan lajmi.net.

Rasti ka ndodhur në fshatin Studençan të Suharekës.

Në ndërkohë, në lidhje me këto raste, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi

Ai ka bërë të ditur se konferenca do të mbahet me fillim nga ora 15:00.

Kujtojmë se kjo është vrasja e tretë brenda javës që ka ndodhur në Kosovë.

Loading...