Ballina Lajme Dy motrat kosovare që humbën jetën në aksident

Dy motrat kosovare që humbën jetën në aksident

0
SHPERNDAJ

Ditë më pare në një aksident tragjik në Gjermani ndërruan jetë dy motra nga Kosova.

Bëhet fjalë për Hidajete dhe Feride Malokaj-Shabani. Hidajetja dhe Feridja ishin te martuara për dy vëllezër.

Varrimi i të ndjerave është bërë sot në fshatin Brovinë.

Në raportimin e mediave gjermane theksohet se përpos viktimave, të lënduar nga ky aksident mbetën edhe katër persona të tjerë.

Në aksidentin tragjik u përfshinë dy makina tip Mercedes dhe Opel dhe përplasja e tyre rezultoi fatale për dy motrat kosovare.

Ndërkohë raportohet në gjendje të rëndë  shoferi i makinës tip “Opel”, i cili po lufton për jetën si pasojë e plagëve të marra.

Loading...