Ballina Lajme Detaje të reja nga përleshja në Klinë ku mbeten të plagosur katër...

Detaje të reja nga përleshja në Klinë ku mbeten të plagosur katër persona

0
SHPERNDAJ

Katër persona janë plagosur pas një përleshje në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”, në qytetin e Klinës.

Gazeta Express ka mësuar se te plagosurit janë nga komuna e Gjakovës. Mësohet se përleshja ka ndodhur në lokalin “Dyner Vali”

Sipas burimeve të Express, dyshohet se njërit person i është  kepur veshi dhe një tjetrit gishti.

Në Policinë e Kosovës kanë thënë për Express se janë duke mbledhur informata nga  hetuesit lidhur me incidentin, duke treguar se për momentin nuk mund të japin detaje.

Kurse, dëshmitar në vendin e ngjarjes kanë treguar se nga kjo përleshje të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim te mëtutjeshëm, ndërsa gjendja shëndetësore e njërit prej tyre raportohet të jetë më e rëndë.

Loading...