Ballina Lajme Clinton e thotë me zë të lartë: E dua këtë vend, Zoti...

Clinton e thotë me zë të lartë: E dua këtë vend, Zoti e bekoftë Kosovën!

0

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton në manifestimin qendror për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, ka mbajtur një fjalim emocionues.

Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës, që në numër të madh kanë dalur për ta pritur atë në Kosovë.

Ish presidenti Clinton është shprehur se në zyrën e tij në New York ende e mban një poster të Prishtinës, pas luftës, dhe e shikon atë gjithmonë për të kujtuar atë që ka ndodhur në Kosovë dhe veprimet që kanë pasuar më pas, shkruan Reporteri.net.

“E dua këtë vend. Falënderoj të gjithë që kanë qenë pjesë e kësaj beteje. E kam një poster të vogël në zyrën time në New York, poster i Prishtinës pas konfliktit. Albright, Tony Blair, Wesley Clark, të gjithë jemi aty. Çdo ditë që qëndroj në atë zyre e shikoj atë fotografi për t’ia kujtuar vetes se çfarë ka ndodhur”, është shprehur ish presidenti amerikan.

Clinton u ka dërguar mesazh të gjithë qytetarëve të Kosovës që në vend se të mendojnë për sfidat që i presin, le të jenë mirënjohës për lirinë e tyre, dhe për gjithçka që shteti i Kosovës ka arritur.

“Kështu që para se të mendoni për të gjitha gjërat që duhet të boni, jini mirënjohës që në udhëtimin tuaj të vështirë dhe të gjatë nuk ka pasur kthim të dhunës etnike, sistematike, vrasjeve dhe krediti për këtë u shkon të gjithë qytetarëve të Kosovës të të gjitha etnive. Mos harroni asnjëherë ndërsa mendoni për sfidat që i keni përpara, liderëve tuaj aktual po ju them tashmë keni bërë diçka të mrekullueshme, ju i keni dhënë një brezi të tërë 20 vitet e tyre të para të jetës dhe paqes”, është shpehur Clinton.

“Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë kosovarët”, është shprehur Clinton në fund të fjalimit të tij.

Loading...