Ballina Intervista Çka e shtyri Shaqir Foniqin t’i bashkohet Ramush Haradinajt?

Çka e shtyri Shaqir Foniqin t’i bashkohet Ramush Haradinajt?

0
SHPERNDAJ

Gazetari dhe publicisti i njohur Shaqir Foniqi, para dy muajsh kishte vendosur t’i bashkohej partisë së Ramush Haradinajt.

Ai ishte pritur ngrohtësisht nga kryeministri Haradinaj, i cili i kishte uruar mirësardhje në ekipin e tij. Por disa javë më vonë, gazetari Shaqir Foniqi nisi betejën e tij të parë elektorale.

Ai i hyri garës për kuvendin komunal të Prishtinës, në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me qëllimin që t’i kontribuojë zhvillimit të kryeqytetit, aty ku ai ka jetuar dhe vepruar që nga koha e studimeve.
Për më shumë, ai ka vlerësuar se mund të përmbushë synimet e tij në Prishtinë edhe për faktin se partia e tij ka kandidat për kryetar të kryqytetit, një ish koleg të tij gazetar, Arbër Vllahiun.Duke qenë gazetar për më shumë se 4 dekada, në RTP, TVSH dhe pas luftës në RTK, ai ka parë nga afër problemet dhe qasjen e politikanëve ndaj problemeve të qytetarëve. Foniqi thotë se ndihet komod karshi zgjidhjes së kërkesave të qytetarëve, pasi problemet e tyre janë faktikisht edhe problemet e tij.Gazetari i mirënjohur thotë se asnjëherë nuk ka menduar se do t’i bashkohet ndonjë partie politike, por takimet dhe bisedat me Ramush Haradinajn, e kanë bindur se kreu i AAK-së është burrështetasi i vetëm serioz në Kosovë, pas vdekjes së Ibrahim Rugovës. Shaqir Foniqi thotë se është i entuziazmuar me mbështetjen e madhe që po merr gjatë takimeve me qytetarë. Shumë kolegë, miqë, familjarë dhe banorë të lagjeve të ndryshme, e kanë inkurajuar atë për këtë nismë të re jetësore, duke besuar në profesionalizmin dhe personalitetin e tij të pastër, ashtu sic ka vepruar gjatë tërë jetës në gazetari, publicistikë e letërsi.Shaqir Foniqi ka numrin 13 në listën për Asamble Komunale të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. “Pvarësisht se numri 13-të cilësohet si ters në rast se i bie ditë e premte”, Shaqir Foniqi, i cili njihej dikur edhe si Shakafoni, me humorin e tij të mprehtë në revistat e kohës, thotë se “13-shi në ditën e diel, do të jetë ters për kundërshtarët e Prishtinës së zhvilluar.

Loading...