Ballina Lajme Brovina e publikon një fotografi të 7-vjeçares që ka vdekur si pasojë...

Brovina e publikon një fotografi të 7-vjeçares që ka vdekur si pasojë e dhunimit

0
SHPERNDAJ

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, gjatë seancës së Kuvendit ka treguar një fotografi të një vajze 7-vjeçare, për të cilën ka thënë se ka vdekur pas dhunimit nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë

Brovina tha se fotografinë po e tregon me lejen e familjes së vogëlushes së ndjerë, e me këtë ajo tha se po dëshmon edhe një herë krimet që Serbia ka bërë në Kosovë.

“Ky fëmijë, po e tregoj me lejen e familjes, ka vdekë gjatë dhunimit, vajzë 7-vjeçare, kjo është akuzë për gjenocid”, ka thënë Brovina në momentin kur e ka ngritur në Kuvend një fotografi të një vajze të dhunuar në luftë.

Brovina, po ashtu, tha se gjenocid dhe krim ndaj njerëzimit është edhe mbyllja e shkollave shqipe gjatë luftës në Kosovë.

Ajo ka përmendur edhe vrasjet e ushtarëve të UÇK-së, për të cilët tha se paraqiteshin si vetëvrasje, por në të vërtetë ishin vrasje nga serbët.

“Kryerja e vetëvrasjeve në thonjëza të ushtarëve shqiptarëve pas marrjes së rezolutës dhe mijëra ushtarë të cilët kinse kanë bërë vetëvrasje vijnë në arkivole, këto duhet shtuar rezolutës që të jetë e plotë për të gjitha masakrat. Mendoj se humaniteti e vërteta është jo vetëm kur flasin të huajt por edhe ne vetë për ato që kanë ndodhur në Kosovë. Ndoshta mjafton që 20 vite s’kemi folur në këtë Kuvend qoftë edhe me lejen e familjarëve. Nuk na është mundësuar çdo herë të flasim për këto çështje”, tha Brovina.

Ndërkaq gjatë pjesës së parë të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, Brovina ka treguar edhe një fotografi të një gruaje kosovare të dhunuar nga forcat serbe. Kjo fotografi ka tronditur gjithë vendin sot dhe ka ngjallur reagime të shumta./

Loading...