Ballina Knaqe Synin Bebe Rexha ndihet e ‘ofenduar’ nga komentet e shqiptarëve: Duhet të shprehim...

Bebe Rexha ndihet e ‘ofenduar’ nga komentet e shqiptarëve: Duhet të shprehim më shumë dashuri

0
SHPERNDAJ

 Bebe Rexha kishte për të thënë diçka për shqiptarët përmes disa videove.

Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit disa video në Instagram, përmes së cilave thotë se nuk përkrahet mjaftueshëm nga shqiptarët, pasi këtë gjë e ka vërejtur në komentet që i merr në Instagram, shkruan lajmi.net.

“E dua kulturën time, jam shqiptare dhe vërtetë më pëlqen kjo gjë. Por, nganjëherë ndiej se shqiptarët nuk e ndihmojnë njëri-tjetrin”, thotë Bebe.

Më tutje ajo tregon se çfarë komentesh merr zakonisht nga shqiptarët, e që e bëjnë të ndihet keq.

“Nganjëherë i lexoj komentet në Instagram dhe rezulojnë që ato më të ndytat janë nga shqiptarët dhe kjo më bën shumë konfuze dhe mendoj se a duhet ta vlerësojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin, por secili janë shumë kritikues”, shtoi Bebe.

“Besoj se si kulturë ne duhet të shprehim më shumë dashuri, sikurse çdo kulturë tjetër dhe të përkrahim njëri-tjetrin dhe të jemi krenarë me njëri-tjetrin”, thotë këngëtarja.

Por, pavarësisht të gjithave, Bebe thotë se ka fansa shqiptarë që ndihen krenarë me arritjet e saj.

“Nuk po them që çdonjëri nuk përkrah, sepse ka fansa shqiptarë, i shoh fansat e mi që më mbështesin dhe janë shumë krenarë me mua. Vetëm dhemb kur shoh popullin tim të thojnë gjëra të tilla sepse unë sikur jam e para që mbështes njerëzit e kulturës sime. Por i shoh njerëzit që më duan dhe përkrahin, faleminderit”, përfundoi Bebe.

Kujtojmë se Bebe Rexha njihet si një nga artistet që vazhdimisht ka treguar haptas se nga vjen dhe është shprehur krenare për prejardhjen e saj. /Lajmi.net/

Video Player

00:00
00:15
Video Player

00:00
00:15
Video Player

Loading...