Ballina Lajme Banesat për familjet e dëshmorëve në Skenderaj larg pëfundimit

Banesat për familjet e dëshmorëve në Skenderaj larg pëfundimit

0
SHPERNDAJ

Banesa të destinuara për 220 familjet e dëshmorëve të luftës së fundit në Kosovë, por edhe për disa veteranë.

Mirëpo, janë bërë 10 vjet qëkur njëra ndërtesë ka përfunduar, por nuk po shfrytëzohet për këtë qëllim.

Familjarët e dëshmorëve thonë se nuk e dinë arsyen se pse nuk po bëhet shpërndarja e këtyre banesave për ta.

Për arsyen e mosndarjes së banesave për familjet që janë të destinuara, nuk është në dijeni as Shoqata e familjeve të dëshmorëve të UÇK-së.

Zyrtarë të saj thonë se kanë kërkuar disa herë përgjigje nga udhëheqësit komunalë.

Por, në katin përdhesë të kësaj ndërtese, është duke operuar një biznes, i cili edhe ka ndërtuar banesat, raporton KTV.

I kontaktuar nga televizioni, Rrustem Rukolli, pronari i kompanisë Rukolli, ka thënë se Komuna i ka borxh edhe 400 mijë euro që ishin planifikuar për ndërtim edhe të 2 ndërtesave të tjera.

Ai ka thënë se në katin përdhesë nuk është duke funksionuar biznesi i tij, por punëtorët janë duke bërë rojë.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim, ka thënë se këto banesa nuk mund të ndahen pa u finalizuar edhe objektet e tjera, pa treguar se pse është bërë kjo vonesë.

Përderisa Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për ndërtimin e këtyre banesave ka ndarë 1 milion euro, të cilat është dashur të përfundojnë në vitin 2012.

Loading...