Ballina Lajme Bahtiri: Për idenë time rreth bashkimit të Mitrovicës janë në dijeni liderët...

Bahtiri: Për idenë time rreth bashkimit të Mitrovicës janë në dijeni liderët kosovarë

0
SHPERNDAJ

Është miratuar me shumicë votash kërkesa e kryetarit të Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, për ndryshimin e Ligjit 03/L401 për kufijtë administrativ të Mitrovicës me qëllim të bashkimit të qytetit.

Menjëherë pas seancës për ndryshimin e ligjit për bashkimin e Mitrovicës, në një konferencë për media Agim Bahtiri ka dhënë shpjegime rreth idesë dhe se për të njëjtën kanë qenë në dijeni edhe liderët e Kosovës.

“Kemi biseduar me Pacollin. Idenë time e kanë ditë gjithë liderët dhe ata janë të thirrur ti dëgjojnë qytetarët”, ka deklaruar Bahtiri duke aluduar kështu në liderët kosovarë.
Tutje ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që propozimin e tij ta mbështesin.

“Kërkoj nga të gjithë të bëjnë këtë kërkesë realitet. Kemi bërë të pamundurën të bashkëpunojmë me ta, por ajo nuk ka qenë reale. Kryetari i veriut ka punu me sirivjime të Beogradit. Ne jemi munduar të bashkëpunojmë, por kjo nuk ka ndodhur dhe kërkoj prej qeverisë që kjo të bahet realitet”, ka thënë kreu i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri./express/

Loading...