Ballina Lajme Bahtiri kujdeset për rininë e Mitrovicës, i fton në “Party me Ledri...

Bahtiri kujdeset për rininë e Mitrovicës, i fton në “Party me Ledri Vulën”

0
SHPERNDAJ

Kryetari i Mitrovicës së Jugut nga radhët e AKR-së Agim Bahtiri, i cili synon të udhëheq edhe për katër vite këtë komunë ka ftuar të gjithë të rinjtë e këtij qyteti që të marrin pjesë në një koncert me këngëtarin Ledri Vula.

“Ta nisim së bashku festën e fitores me rininë e mrekullueshme të Mitrovicës”, ka qenë ftesa e Bahtirit, për të rinjtë mitrovicas, njofton GazetaBlic.com

“Ftohen RINIA e Mitrovicës që nesër në ora 20:00 në Shtëpinë e Kulturës të marrin pjesë në “PARTY me LEDRI VULA””, ka thënë ai përmes një publikimi në rrjetin shoqëror “Facebook”

Bahtiri, për kundërkandidate për kryetare të Mitrovicës ka Valdete Idrizin nga radhët e PDK-së. Zgjedhjet e balotazhit janë përcaktaur të mbahen këtë të dielë. /Gazeta Blic/

Loading...