Ballina Lajme As urdhëri i Haradinaj nuk po arrin ta vendos flamurin e Kosovës...

As urdhëri i Haradinaj nuk po arrin ta vendos flamurin e Kosovës në hyrje të Prishtinës

0
SHPERNDAJ

Ani pse ishte paralajmëruar vendosja e flamurit shtetëror tek rrethi në hyrje të Prishtinës, një gjë e tillë nuk është bërë ende. Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se ka  urdhëruar që sot flamuri shtetëror të vendoset në atë pjesë.

“Sot kam dhënë detyrë, që flamuri shtetëror të vendoset tek rrethi”, ka thënë Haradinaj.

Sot gjatë ditës është njoftuar se deri në orën 16:00, do të bëhet vendosja e flamurit, por që deri tash kjo nuk ka ndodhur.

Në anën tjetër kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kjo është përgjegjësi e Qeverisë ndërsa këta të fundit e hedhin topin tek këshilli organizativ për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë.

Loading...