Ballina Lajme Arrestohet i dyshuari për fajde në Prishtinë

Arrestohet i dyshuari për fajde në Prishtinë

0
SHPERNDAJ
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka arrestuar një person A.E, i cili dyshohet se është përfshirë në veprën penale “fajde”.

I dyshuari me datë 27.11.2018, i kishte dhënë 20 mijë euro  viktimës në cilësi të fajdesë, ku viktima është detyruar të ja kthejë 40 mijë euro, ku në borxhin total është llogaritur edhe një shtëpi dhe një veture.

Pas raportimit të rastit në stacionin policor, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme në bazë të urdhëresave të gjykatës, ku është bastisur shtëpia e banimit dhe janë gjetur dokumentacion lidhur me rastin.

Dokumentacioni është sekuestruar përkohësisht si dhe telefoni personal i të arrestuarit dhe laptopi i tij, të cilat janë dërguar për ekzaminim në forenzikë, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Loading...