Ballina Lajme Amerika përmend bashkëpunimin ushtarak me Turqinë në Kosovë

Amerika përmend bashkëpunimin ushtarak me Turqinë në Kosovë

0
SHPERNDAJ

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, bashkë me një delegacion në të cilin ndodhet edhe shefi i shtabit të përgjithshëm, Yaşar Güler, ka mbërritur për një vizitë punë në Washington për të diskutuar me homologët e tyre amerikanë situatën në Siri dhe çështje tjera të interesit të përbashkët

Delegacioni turk realizoi një takim në Pentagon ku u prit nga ushtruesi i detyrës së sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Joseph Dunfordi.

Gjatë takimit, Akar deklaro se Turqia dëshiron të vazhdojë më SHBA-të, të cilët i quajti partner strategjik, marrëdhëniet e forta dhe të miqësisë.

“Besojmë se vendimi i SHBA-ve për tërheqje nga Siria do të zbatohet në përputhje me interesat tona të përbashkëta dhe në bashkërendimin dhe bashkëpunimin me Turqinë. Si dy aleatë dhe partnerë strategjikë, ne duhet të punojmë bashkë për të luftuar të gjitha format e terrorizmit. Në këtë drejtim ndajmë angazhimin tonë për luftë kundër organizatave terroriste PKK/YPG/PKK, DEASH dhe në veçanti FETO. Kemi për qëllim ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqen në Siri dhe më gjerë”, tha Akar.

Shanahan theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë tashmë ka një histori disa dekadëshe.

“Sot kjo lidhje që kemi vazhdon në Siri, Afganistan, Irak dhe në Kosovë”, tha ai, për të vazhduar se do të kërkojnë zgjidhje të problemeve në Siri.

“E kuptojmë kompleksitetin e kësaj çështjeje, por kemi njerëz të mençur të cilët po punojnë në rastin në fjalë”, tha Shanahan.

I pyetur nga gazetarët për detyrat e ushtarëve amerikanë të cilët do të mbeten në Siri, ai u përgjigj se misioni i SHBA-ve në luftën kundër DEASH-it nuk ka ndryshuar.

“Jemi në periudhën e tranzicionit për të siguruar stabilitet në rajon. Punojmë me partnerët tanë për të përmirësuar sigurinë dhe aftësinë lokale”, tha Shanahan.

Ndërkohë në pyetjen për problemin e popullit kurd në rajon, Akar tha se Turqia nuk ka asnjë problem me kurdët.

“Nuk kemi ndonjë problem me kurdët në Turqi apo jashtë vendit, ose me grupe tjera etnike. Ne luftojmë organizatat terroriste, qëllimi ynë janë vetëm terroristë”, tha Akar.

Loading...