Ballina Lajme Amerika e do Kosovën në NATO

Amerika e do Kosovën në NATO

0
SHPERNDAJ

Ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison i është përgjigjur Klan Kosovës mëngjesin e së martës kur televizioni ka qenë në mesin e pak mediave botërore që ka marrë pjesë në një telekonferencë me rastin e mbajtjes së samitit të ministrave të Mbrojtes së Aleancës Veri-Atlantike.

Duke i përgjigjur pyetjes së gazetarit të Klan Kosovës, Besnik Tahiri lidhur me atë se nëse transformimi i FSK-së në Ushtri rrezikon anëtarësimin e Kosovës në NATO, ajo tha se janë duke punuar me Kosovën rreth kësaj çështjeje.

“Ne jemi duke punuar me Kosovën dhe po përpiqemi të sigurohemi se gjersa ata lëvizin përpara, para së gjithash duhet të kenë marrëdhënie të forta dhe normalizuese me Serbinë, që do të ishte në interesin e të dyja vendeve. Dhe së dyti do të ishte në respektin e të gjithëve që me Forcën e re të Sigurisë së Kosovës, anëtarët dhe të drejtat e pakicave të respektohen. Kosova duhet të vazhdojë të punojë drejt reformës, të punojë drejt përfshirjes me pakicat e saja dhe NATO-ja do të jetë e dobishme në çdo mënyrë të mundshme”., njofton Klan Kosova.

” Shpresojmë që do të krijojnë reforma për demokraci të fuqishme, sundim të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Këto janë gjërat që janë aq të rëndësishme për çdo anëtar të ardhshëm të NATO-s dhe sigurisht për të ardhmen e forcimit të qeverisjes dhe të demokracive dhe lirinë e njerëzve që jetojnë në ato vende”.

Kur është pyetur për çështjen e tarfiës dhe mosardhjes së gjeneralit amerikan Thimoty Orr në Kosovë ajo ka thënë se nuk është e informuar rreth këtyre dy rasteve.

“Nuk di rreth taksës. Nuk mund t`i përgjigjem pyetjes, nuk kam informacione”, tha diplomatja amerikane në NATO.

Loading...