Ballina Lajme Ambasadori amerikan-liderëve kosovarë: Mos i shfrytëzoni viktimat për përfitime politike

Ambasadori amerikan-liderëve kosovarë: Mos i shfrytëzoni viktimat për përfitime politike

0
SHPERNDAJ

Publikimi i një fotografie nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, e për të cilën u tha se paraqiste dhunën seksuale ndaj grave gjatë luftës në Kosovë, ka nxitur reagime të shumta.

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, përmes një postim në Twitter ka thënë se të mbijetuarit duhet të trajtohen me respekt e ndjeshmëri.

 

 

Ai ka bërë thirrje që viktimat të mos shfrytëzohen për përfitime politike nga liderët.

“Të mbijetuarit e mizorive duhet të trajtohen me respekt, dinjitet dhe ndjeshmëri. Liderët e Kosovës duhet t’i ndihmojnë viktimat që të shërohen, e jo t’i shfrytëzojnë për përfitime politike”, ka shkruar Kosnett.

Reagimi i ambasadorit amerikan vjen pas publikimit të një fotografie në të cilin shiheshin disa persona me uniforma ushtarake teksa kryenin marrëdhënie seksuale me një grua.

Për fotografinë e prezantuar para medieve, Flora Brovina është intervistuar nga Prokuroria Speciale për rreth 4 orë.

Pas intervisitmit, Brovina kërkoi falje duke thënë se “fotografia mund të jetë e falsifikuar”.

Loading...