Ballina M'THE T'THASH Almeda Abazi ndërron profesion?

Almeda Abazi ndërron profesion?

0
SHPERNDAJ

Modelja dhe moderatorja e njohur me origjinë shqiptare, Almeda Abazi, së fundmi ka ardhur pranë publikut shqiptar si prezantuese e “Dancing with the stars”.

Ajo që ndoshta nuk dini për të, është që Almeda edhe këndon. Modelja e njohur ka kohë që punon në fshehtësi për të realizuar këngë pop. Kënga do të jetë në anglisht dhe mendohet se së shpejti Almeda do të dalë edhe nëpër koncerte.

Kjo do të jetë hera e parë që Almeda i përkushtohet seriozisht këngës, pavarësisht se ka kënduar edhe më parë e ftuar në emisione televizive në Turqi.

Mediat turke kanë shkruar shumë për Almedën jo vetëm për arritjet e saj televizive, por edhe si partnerja e një prej aktorëve më të mirë në Turqi. Ditën e Shën Valentinit në vitin 2017, Almeda dhe aktori i famshëm Tolgahan Sayisman kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre.

Aktualisht, Almeda ka ndërmarrë një tjetër hap për karrierën e saj. Vendosi t’i rikthehej publikut shqiptar me pjesëmarrjen në rolin e moderatores në “Dancing With The Stars”.

7 ditët e një jave në jetën e Almedës ndahen mes Turqisë dhe Shqipërisë dhe sakrifica që ajo bën momentalisht në projektin, që do e mbajë të angazhuar për dy muajt në vijim, ka bërë që ajo praktikisht të jetojë në dy shtete

Loading...