Ballina Lajme Aktakuzë për shoferin e autobusit për rrezikim të 23 personave

Aktakuzë për shoferin e autobusit për rrezikim të 23 personave

0
SHPERNDAJ

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakuzë kundër S.K., për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri S. K., më datën 5 maj të viti 2018, në rrugën Istog-Novosellë, tek vendi i quajtur Dydesh, derisa ishte duke drejtuar autobusin e markës Iveco, me të cilin po transportonte pasagjerë, duke mos u kushtuar kujdes kushteve të rrugës dhe  mospërshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin mbi autobus dhe  del nga korsia e rrugës.

Më pas, autobusi  përplaset për disa lisa, ashtu që si pasojë e kësaj  5 udhëtarë kanë pësuar lëndime të rënda trupore, kurse 18  të tjerëve u janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Loading...