Ballina M'THE T'THASH Aksidenti i rëndë i thyen krahun dhe brinjët këngëtares së njohur

Aksidenti i rëndë i thyen krahun dhe brinjët këngëtares së njohur

0
SHPERNDAJ

Pak kohë para rikthimit në skenë, këngëtarja e njohur pëson aksident të rëndë.

Këngëtarja Mel B e ka thyer krahun dhe disa brinjë si pasojë e aksidentit që ka pësuar së fundmi

Mel B është operuar urgjentisht në një klinikë private në kryeqytetin britanik, Londër.

Falë infermierëve të mrekullueshëm, mjekëve dhe kirurgut tim, që treguan vëmendje të madhe këtu në spital pasi theva dy brinjë dhe krahun. Operacioni zgjati tre orë, prandaj u detyrova të anuloj promovimin e librit tim në New York. Unë u kërkoj të gjithëve që blen biletën për ngjarjen që me siguri do ta mbajë më vonë, por tani për tani, dora ime është” e bllokuar “.

Kam dhimbje të mëdha, por jam në duart e mira”, tha Ish-anëtarja e grupit “Spice Girls”.

Ky aksident ndodh pak kohë pasi grupi shumë i dashur kanë paralajmëruar ribashkimin, me një turne në Britani, por pa anëtaren Victoria Beckham.

Loading...